Ditën e sotme kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Frederiksen u prit në aeroport nga Kryenegociatorja me BE-në, Majlinda Dhuka dhe ambasadorja shqiptare në Danimarkë, Elida Petoshati.
Takimi zyrtar i kryeministres daneze pritet që të përfundojë pas orës 12:05 pas një dreke zyrtare mes dy delegacioneve.