Emisari special, Miroslav Lajcak do të bëj nj vizitë të premten në Prishtinë. Përveç Kryeministrit Albin Kurti, pritet të takojë edhe krerët e opozitës.
Para takimit të 18 marsit mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Lajcak pritet ta vizitojë Prishtinën edhe Beogradin.
Lajcak përveç qeveritarëve do të takojë edhe liderin e PDK-së.
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka thënë se emisari special i BE-së vjen në Prishtinë nga fundi i kësaj jave të shikojë punën që ka bërë pala kosovare për udhërrëfyesin e zbatimit të propozimit evropian, që është pranuar nga Kosova dhe Serbia.
Kjo vizitë e Lajcakut pritet të ndodhë, para takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciç që është caktuar të mbahet me 18 mars, në Ohër të Maqedonisë Veriore.
Kryeministri Kurti, pasi zyrtarisht ka pranuar propozimin evropian më 21 shkurt, ka thënë se negociatat për normalizim do të vazhdojnë përmes diplomacisë fluturuese.
Dy partitë opozitare, PDK dhe LDK e kanë kritikuar Kryeministrit Kurti që pranoi propozimin evropian, i cili thonë se nuk sjell marrëveshje finale me Serbinë e as njohjen reciproke.
Sipas opozitarëve, Kurti, përmes këtij plani, ka pranuar themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, dhënien e statusit të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe vazhdimin e pafundtë të bisedimeve me Serbinë.