Gjykata e Posaçme ka urdhëruar shoqërim të detyrueshëm për Luftar Reçin. Mësohet se nga ana e SPAK është kërkuar që dëshmia e të dënuarit Reçi të jepet me “Skype”, pasi i pandehuri ka pretenduar është i sëmurë dhe i rrezikohet jeta.
Për ti shpëtuar dënimit me 25 vite burgim Luftar Reçi, pretendoi se ditën e krimit dhe në momentin e krimit ka qenë tek e dashura e tij bullgare në Tiranë dhe jo në fshatin Shkopet, ku ndodhi vrasja e më pas djegia e trupit të Aleks Lalës.