Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu ka braktisur mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Mziu ka thënë se do merrte pjesë vetëm nëse do ishte vetëm grupi parlamentar.
Deputetja Jorida Tabaku u shpreh se në këtë moment të gjithë demokratët duhet të ngrihen mbi interesat personale. Tabaku u shpreh se PD-së duhet të dalë e bashkuar në zgjedhje dhe se përballë nuk kanë njëri-tjetrin.
“Nuk ka rëndësi fare në këtë moment që të shohë interesin personal, por të ngrihemi mbi veten tonë dhe të formojmë një forcë serioze për zgjedhjet e 14 majit, i bëj thirrje kolegëve të PD-së që së bashku të ofrojmë një ofertë seriozë për shqiptarët. Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha është e shkuara e PD-së, të shohim nga e ardhmja” tha Tabaku.
Të pranishëm në mbledhjen e Enkelejd Alibeajt
1.Lefter Geshtenja
2.Sealudin Jakupllari
3.Ramadan Likaj
4.Eralda Tase
5.Flutura Açka
6.Merita Bakiu
7.Arbi Agalliu
8.Andia Ulliri
9.Flamur Hoxha
-
Zheni Gjergji
-
Kreshnik Çollaku
-
Saimir Korreshi
-
Gazmend Bardhi
-
Dashnor Sula
-
Bledjon Nallbati
-
Enkelejd Alibeaj
-
Jorida Tabaku
-
Dhurata Çupi