Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në një nga hotelet në Tiranë kryesinë e partisë tre ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën.
Takimi nisi në orën 12:00. Ajo që tërhoqi vëmendjen është fakti që në takim ishte i pranishëm edhe deputeti Xhelal Mziu.
Vitin e kaluar ai vendosi që të largohej nga fraksioni Alibeaj kur iku Lulzim Basha iku “de facto” duke u bashkuar me Berishën, madje organizoi edhe një drekë pajtimi, por tashmë që vula kaloi nga krahu tjetër, Mziu tradhtoi sërish Berishën.