Policia e Korçës ka arrestuar A. K, 33 vjeç pasi ditën e djeshme ka aksidentuar një 69-vjeçar duke e lënë të vdekur.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në lagjen nr.18, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin N. C., 69 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili është transportuar për mjekim, në spitalin e Korçës, ku më pas ka ndërruar jetë.
Gjithashtu polica e Korçës njofton se është arrestuar edhe një 35-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjyshit të tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin P. F., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtjeje.