Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg priti në një takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili i shprehu shqetësimin për influencën në rritje të Rusisë në Ballkan.
“Rusia përbën kërcënim ndaj Ballkanit me metodat e luftës hibride, qëllimi i saj është prishja e paqes dhe stabilitetit në vendet e rajonit.
Kemi ndjekur me shqetësimit ngjarjet në veriun e Kosovës vitin e kaluar. Prandaj kërkoj që të konsiderohet anëtarësimi i Kosovës në NATO” tha ai.
Jens Stoltenberg shprehu mbështetjen. “NATO mbetet e angazhuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojmë të mbështetemi ne bashkëpunimi me Shqipërinë” tha ai.