-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euro në pikiatë, bie poshtë nivelit të 115 lekëve

Kryesoret

Euro e ka nisur edhe këtë javën në rënie në kursin e këmbimit ndaj lekut, duke zbritur përsëri poshtë nivelit të 115 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 114.86 lekë, niveli më i ulët që prej datës 4 janar të këtij viti.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se arsyeja kryesore pas kësaj rënieje është kërkesa e dobët për euro në treg. Sipas tyre, gjatë javëve të fundit blerjet e euros kanë qenë në nivele të ulëta. Nga ana tjetër, ata shprehen se prurjet e monedhës europiane ngelen relativisht të larta, sidomos nga individët.

Kursi shfaqi një luhatshmëri të fortë në periudhën mes fundit të dhjetorit dhe fillimit të janarit. Pasi preku nivelin më të ulët historik më datë 28 dhjetor, në 112.83 lekë, në vijim euro shënoi një rritje të fortë, që, sipas agjentëve, shpjegohet kryesisht me kërkesën e fortë që shkaktoi ulja e kursit në nivele aq të ulëta, por edhe me rritjen e fortë të ofertës së lekut, të shkaktuar nga përqendrimi i fortë i shpenzimeve publike në fund të vitit të kalendarik. Pagesat buxhetore krijuan likuiditete shtesë për shumë biznese të lidhura dhe një pjesë e tyre shrytëzuan konjukuturën e kursit për të realizuar blerje në avancë për nevojat e tremujorit të parë 2023./monitor

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit