Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) Skerdi Drenova ka hapur “thesin” duke shpallur procedurën për një tender për makina me qira. Shuma nuk është aspak e vogël, por gati 30 milionë lekë (28,950,000).
Në dokumente nuk jepen shpjegime se përse duhet të shpenzohen gati 30 mln lekë (pa TVSH) për makina me qira, a nuk ka automjete OST?
Me një llogaritje të thjeshtë rezulton se ky institucion me administrator Drenovën do të paguajë mbi 2 mln lekë në muaj për makina me qira për 63 muaj.
NJOFTIMI I KONTRATËS
- Emri dhe adresa e Autoritetit/Entit Kontraktor:
Emri Operatori i Sistemit te Transmetimit
Adresa Tirane, Kashar, Yrshek, Autostrada Tirane-Durrës Km 9
E-mail [email protected]
Ueb-faqe www.ost.al
- Lloji i procedurës së prokurimit: “Procedurë e hapur”, me mjete elektronike –Shërbime.
- Numri i referencës së procedurës /Lotit: REF-61094-03-02-2023
- Objekti i kontratës / Marrëveshjes Kuadër: “Automjete me qira operacionale leasing”.
- Fondi limit: 28,950,000 (njëzet e tetë milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) Lekë pa TVSH.
- Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj: 63 (gjashtëdhjetë e tre) muaj nga hyrja në fuqi e kontratës.
- Afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave: Datë 20.03.2023 ora 10:00, Faqja
zyrtare e ëebsite-it të Agjencisë së Prokurimit Publik, www.app.gov.al
ADMINISTRATOR I OST SH.A.
Skerdi Drenova