Policia ka arrestuar shtetasin kosovar K. R 23 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar një aksident me 5 të lënduar në zonën e “5 Majit” në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin kosovar K. R., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “5 Maji”, shtetasi K. R., duke drejtuar automjetin, për shkak të një manovre të gabuar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. P.