Trajneri brazilian Silvinjo po bëhet gati që të publikojë listën e kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjen e eliminatoreve të Euro 2024 ndaj Polonisë. Një listë ku ai ka vendosur të bëjë disa surpriza duke afruar emra të rinj, edhe nga Kategoria Superiore.
Ai u ndal edhe te fakti që Shqipëria në këtë moment ka disa lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar dhe shpjegoi se kishte shkuar të takonte personalisht lojtarë si Armando Broja apo Ardian Bajrami për t’u treguar se ishin pjesë e planeve të tij kur të ktheheshin në fushën e lojës.
“Armando Broja është një nga të dëmtuarit që kam shkuar të takoj, është i dëmtuar dhe si ai ka edhe disa të tjerë, kam qenë edhe në Portugali për një lojtar. Kam biseduar me ta dhe e vetmja gjë që mund të them është se i kemi dhënë forcë dhe i kemi thënë se kanë të gjithë mbështetjen tonë dhe federatës për të kaluar këto momente. Nuk është e lehtë, nuk i kam takuar për çështje teknike apo taktike, por thjesht për t’i përshëndetur dhe për tu takuar. Kam folur edhe me Uzunin dhe me shumë të tjerë. Uzuni po kalon një moment shumë të mirë, por kemi shumë lojtarë të tjerë të fortë që po bëjnë mirë dhe këtë e them me bindje”, theksoi ndër të tjera Silvinjo.