-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Stop gomoneve’/ Sunak i prerë: Ai që futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil!

Kryesoret

Kryeministri britanik Rishi Sunak e ka bërë të qartë se çdo emigrant që hynë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme, nuk do mund të përfitojë azil.

Ditën e sotme , ai prezantoi projektligjin , ku tha se emigrantët që do të “hyjnë në Britani me anije të vogla” do të ndalohen dhe do të dëbohen shpejtësi.

 “Sot po prezantojmë projekligj që e bën të qartë se nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme nuk do mund të kërkoni azil. Ne do të ndalojmë ata që hyjnë ilegalisht dhe do t’i kthejmë brenda disa javësh në vendin e tyre ose në një vend të tretë të sigurtë, si Ruanda. Pasi të jeni kthyer, do t’u ndalohet përgjithmonë, ashtu si në Amerikë apo Australi, që të hyni sërish në Britani.

Kjo është mënyra se si ne do të shkatërrojmë modelin e biznesit të trafikimit të njerëzve dhe do të rimarrim nën kontroll kufijtë tanë. Njerëzit duhet të dinë që nëse vijnë këtu në mënyrë të paligjshme do të ndalohen dhe do të dëbohen menjëherë. Kur kjo të ndodhë dhe do ta dinë se po ndodh nuk do të vijnë më dhe anijet do të ndalen”, tha kryeministri Rishi Sunak në një konferencë për shtyp mbi projektligjin që synon të ndalojë qëndrimin e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Ai thotë se ky vendim ka ardhur pasi sipas tij, qytetarëve po iu bëhet padrejtësi, sepse paratë që shkojnë për këta emigrantë të paligjshëm, mund të shkojnë pikërisht për ta.

Masat e shpallura thuhet do të zgjasin ndjeshëm kufizimin, duke e bërë të pamundur hyrjen sërish në Britani, qoftë edhe si vizitor.

Sipas të dhënave, gati 46,000 emigrantë kaluan Kanalin me varka të vogla vitin e kaluar, një dyfishim në krahasim me vitin paraardhës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit