Gazment Bardhi, Merita Bakiu dhe Flamur Hoxha janë mandatuar nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj për të biseduar me grupin e Rithemelimit, të drejtuar nga Sali Berisha për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike.
Kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shprehur se ndihet drejtues dhe ushtrues i detyrës së kryetarit që prej se ish-kryedemokrati Lulzim Basha dha dorëheqjen.
“Jo vetëm jam, por ndihem drejtuesi i PD-së, ushtruesi i detyrës, dhe jo vetëm sot por që nga momenti që zoti Basha bëri të ditur dorëheqjen” deklaroi ai.