Luiz Ejlli duket gjithnjë e më shumë i dashuruar me Kiarën. Edhe sot në mëngjes nuk kanë munguar puthjet dhe përqafimet mes tyre, por nga ana tjetër edhe vërejtjet e partneres së tij.
”Hiqe këtë bluzë se nuk i shoh dot logot”, i thotë Kiara me të drejtë partnerit të saj se më dukesh tjetër njeri.
Dhe Luizi nuk ja ka bërë dysh fjalën, duke besuar në gustot e saj. Sepse Kiara është jo vetëm një vajzë me shije por edhe një influencer në fushën e modës.
Për më shumë se dy vite ka drejtuar gjithashtu edhe një program stili që titullohej Style Star.