I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak këtë javë do të nisë një raund të ri të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Më 9 dhe 10 mars diplomatin i BE-së do të vizitojë Prishtinën për të diskutuar me lidhur për udhërrëfyesin për zbatimin e planit të BE-së.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënës i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano.
Ai ka treguar se Lajçak në Prishtinë do të qëndrojë më 9 dhe 10 mars.
Pas Prishtinës, sipas Stano, diplomati i BE-së do të shkojë në Beograd ku do të qëndrojë mw 13 dhe 14 mars.
Këto vizita do të jenë në shërbim të takimit të 188 marsit, i cili do të mbahet në mes të Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçicit në Oher të Maqedonisë së Veriut.
Këtu pritet që palët të pajtohen rreth udhërrëfyesit për zbatimin e planit të BE-së.
Kosova dhe Serbia me planin e BE-së janë pajtuar më 27 shkurt në Bruksel.
Në këtë takimin Kurti dhe Vuçiç ia kanë bërë me dije ndërmjetësuesit se nuk nevojë për diskutime shtesë rreth planit 11 pikësh të BE-së