Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur si “4 rrugët e Shijakut” ku një automjet ka përplasur për vdekje një person me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, çiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa i janë vënë pas makinës që shkaktoi aksidentin.