Prokuroria ka lëshuar 7 urdhër-arreste për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami në një kafene në Greqi, më 21 shkurt, pas identifikimit të autorëve.
Sipas mediave greke, 6urdhër arreste janë të bëjnë me anëtarët e grupit kriminal “L” ndërsa i shtati me një person të armatosur që ka qenë në shoqërinë e 39-vjeçarit.
Burimet bëjnë të ditur se grupi prej shtatë shqiptarësh është arratisur me një makine luksoze dhe mbeten të zhdukur.
Të gjashtë anëtarët e grupit “L” mësohet se ndodhen ende brenda territorit grek ndërsa i shtati ( nga grupi i 39-vjeçarit që vdiq) është arratisur drejt vendlindjes.
39-vjeçari mund të mos jetë qëlluar aksidentalisht
Në fillim u raportua nga mediat greke se 30-vjeçarin shqiptar e kapi plumbi qorr.
Mirëpo, nisur nga hetimet e kryera, po konsiderohet se të shtënat ndaj Islamit nuk kanë qenë aksidentale.
Por se ai ka qenë shënjestra pasi ishte anëtar i grupit me të cilin banda kriminale e njohur si “L” kishte mosmarrëveshje.