-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazmend Hoxha zgjidhet drejtor i Policisë së Kosovës

Kryesoret

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka propozuar emrin e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Dobra tha se në konkursin për drejtor të PK-së kanë aplikuar pesë kandidatë teksa katër nga ta kanë hyrë në listë të ngushtë.

Ai u shpreh se pas vlerësimit profesional janë rekomanduar 3 kandidatë, Gazmend Hoxha, Granit Fetahu dhe Bahri Shala dhe, MPB konkretisht ministri Sveçla ka propozuar për drejtor të PK-së Gazmend Hoxhën.

“MPB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Në këtë konkurs kanë aplikuar pesë kandidatë, 4 kanë hyrë në listë të ngushtë. Pas vlerësimit profesional, janë rekomanduar 3 kandidatë Gazmend Hoxha, Granit Fetahu dhe Bahri Shala. Ministri i propozon si kandidat për drejtor të policisë z.Gazmend Hoxhën”, tha Dobra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit