-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapja e zyrës së DEA-s në Shqipëri, Sula: Lajm i mirë por edhe i keq

Kryesoret

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me njoftimin se Ambasada e SHBA se Agjencie Amerikane Kudër Narkotikëve ka hapur një linjë komunikimi me qytetarët shqiptarë.

Sipas tij kjo mund të shihet si lajm i mirë, por edhe si një lajm i keq që vjen nga SHBA.

“Pikërisht kjo linjë e drejtpërdrejtë e qytetarëve Shqiptarë me DEA-n është lajm i mirë sepse tregon që SHBA ka vërtet vëmendje te ne dhe ka interes që të jemi një vend që funksionon në shinat e ligjshmërisë.

Ana tjetër e medaljes, ajo e keqa është fakti se institucionet ligjzbatuese shqiptare nuk janë më të besueshme për partnerët tanë strategjik. Qeveria shqiptare nuk gëzon besimin e ndërkombëtarëve.

Ose, qytetarët shqiptarë kanë humbur besimin te institucionet; Qeveria, Policia, Prokuroria, Gjykata. Nuk denoncojnë rastet e bandave kriminale ndaj DEA kërkon të lidhë kontakt direkt me qytetarët shqiptarë duke i garantuar atyre edhe anonimatin. Të gjitha këto dyshime bëhen edhe më të forta kur ftesa për bashkëpunim me qytetarët vjen pas skandalit Mcgonigal dhe pas rasteve të përsëritura të kokainës së kapur në Shqipëri.

Të qeverisësh për 11 vite rresht dhe institucionet shqiptare të përfundojnë në këtë situatë, kjo është jashtë çdo koncepti normal. Përgjegjësia është vetëm e qeverisë.

Për të ardhur keq është fakti se si politika minoi besimin e qytetarëve te drejtësia e reformuar. Akuzat e përditshme politike ndaj drejtësisë, bërja e listës së “arrestime” nga kongresi i PS- së, nuk mund ta mohojmë që ja kanë arritur qëllimit që të zbehin besimin te drejtësia. Edhe këtë herë politika sfidoi partnerët ndërkombëtarë që kanë marrë para nga taksapaguesit amerikanë dhe europianë për të reformuar drejtësinë shqiptarë.“, shkruan Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit