Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Konsullore, Rena Bitter do të udhëtojë në datat 8-15 mars në Tiranë, Shqipëri dhe Lisbonë, Portugali.
Ndihmës Sekretarja do të takohet me stafin e ambasadës dhe do të vëzhgojë operacionet konsullore në të dy qytetet.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ajo do të takohet me zyrtarë të qeverisë për të riafirmuar angazhimin tonë për ofrimin e shërbimeve të vizave për shqiptarët.