Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi pasditen e sotme kryesuesen e listës së Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Elbasanit, Rudina Todri. Ai u shpreh se në 14 Maj Elbasani do të ndryshojë drejtimin e qeverisjes së pushtetit lokal.
“Nuk e meriton Elbasani këtë varfëri dhe kriminalitet. Duhet forcuar tradita e Elbasanit dhe rinia duhet mbajtur këtu.
Duke i dhënë të gjithë mbështetjen Luçiano Boçit, Elbasanit do i rikthehet buzëqeshja dhe 14 Maji do të jetë një ditë tjetër feste” tha ai.