Nga Mallakastra, Sali Berisha sulmoi ambasadoren Yuri Kim që sot takoi përfaqësuesit e PS-së, Damian Gjiknuri, të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Ilir Metën. Diplomatja amerikane kërkoi që të respektohen rekomandimet e OSBE-së, por ish-kryeministri tha se Yuri Kim nuk ka moral të flasë për procesin zgjedhor.
“Nuk ke asnjë moral dhe të drejtë të flasësh për zgjedhjet. Ti je e para që shkove dhe urove Ramën për zgjedhjet më të vjedhura në historinë e vendit. Mos mendo t’i që mund t’u shesësh për moral shqiptarëve, amoralitetin.
Shqiptarët kanë shumë probleme, por një gjë. Ai që lexon cdo të huaj, përshkruajnë që janë inteligjentë, nuk ua hedh dot. Duket se ua hedh, por nuk ua hedh dot atyre” tha ai.









