Qeveria kërkon të ndryshojë ligjin për armët, vetëm tre vite pas një sërë ndryshimesh që lidheshin me përafrimin e tij me legjislacionin e BE.
Në mbledhjen e sotme ka kaluar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend projektligji për ndryshimin e legjislacionit në fuqi për t’u dhënë të drejtë kompanive private të tregtojnë armë.
Në ligjin për armët të vitit 2014 dhe me ndryshimet në 2020, nuk ka qenë parashikuar dhënia e licencës për tregtim të armëve, por vetëm për aftësim teorik dhe praktik të personave për mbajtjen e armës kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë personi fizik apo juridik për të trajnuar dhe personi që do trajnohet.
Ndryshimet e vitit 2020, sollën një ngërç për dhënien e licencave për kategorinë B të armëve nga Policia e Shtetit te Ministria e Mbrojtjes, duke krijuar një vakum ligjor.
Qeveria synon të korrigjojë këtë mungesë duke shtuar edhe termin “licencë për tregtimin e armëve”, duke shprehur gatishmërinë e saj për të lejuar shitjen e armëve të kategorisë B, përmes një ose disa kompanive që mund të licencojë të në ardhmen.
Përpos shtesës për “shitjen e armëve”, ky licencim, nuk do të jetë më në dorë të Ministrisë së Mbrojtjes, por një komision i posaçëm në Policinë e Shtetit”.










