-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u vra shqiptari në Athinë? Hapen kamerat e lokalit

Kryesoret

Policia greke ka gjetur kamerat e lokalit në “Nea Ionia” të Athinës ku në 21 shkurt u vra 40 vjecari nga Delvina, Pëllumb Islami. Pamjet filmike ishin fshehur qëllimisht nga pronari i lokalit, i cili tashmë ndiqet penalisht për “dëshmi të rreme” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se Pëllumb Islami ndodhet në tavolinë me një shtetas të armatosur.

Pas pak në lokal mbërrijnë 6 persona të tjerë dhe aty nis përleshja. Rezulton se personat që kanë qëlluar me armë zjarri janë personi që shoqërohej me Islamin dhe një nga 6 personat që hyri më pas në lokal. Madje para të shtënave ka pasur përleshje me duar dhe me qytën e armës.

Nga pamjet filmike rezulton se personat e përfshirë në total janë 8. Policia ka identifikuar 2 persona të përfshirë në vrasje dhe 6 të tjerë për pjesëmarrje në krim. Deri tani nuk është arritur të arrestohet njeri, mendohet se disa fshihen në Shqipëri e disa në Greqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit