Si lidere e shtëpisë, Kiara Titos mbrëmjen e djeshme (7mars) iu dha një avantazh në lojë.
Moderatorja pati mundësi të merrte informacion nga jashtë, si ishte interpretuar loja e saj deri tani në “BBV”.
Produksioni kishte përgatitur për të një klip me disa nga titujt e lajmeve që kanë qarkulluar këto kohë në lidhje me të dhe situatat që është përfshirë brenda shtëpisë. Pjesë e klipit ishte edhe reagimi i Efit në lidhje me “dhunën” që u konsiderua situata e saj me Luizin tek lavamani.
Në lidhje me këtë avantazh, pra informacionin që iu dha nga jashtë ka reaguar edhe shoqja e Kiarës, Klea Huta. Kjo e fundit me anë të një postimi në Instastory, ka shprehur revoltën e saj për klipin që iu servir Kiarës, duke e cilësuar një përmbledhje të shëmtuar.