Ilir Meta prezantoi sot në Elbasan kandidaten e Partisë së Lirisë për këshilltare Bashkiake në këtë qytet, për zgjedhjet e 14 majit.
Kandidatja e Partisë së Lirisë për këshilltare bashkiake është profesoreshë Rudina MIta Todri. Meta e konsideron një personalitet me contribute të spikatura intelektuale dhe qytetare.
Postimi i Ilir Metës:
Kënaqësi që në krye të listës së Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Elbasan është profesorja e nderuar Rudina Mita Todri, një personalitet me kontribute të spikatura intelektuale dhe qytetare.