-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Kronikë me mbresat e vizitës së yndyrës së Kuvendit në Itali

Kryesoret

Siç e ka marrë vesh i madh e i vogel yndyra e Kuvendit të Shqiperisë ndodhet në Itali për takime të nivelit të lartë.

Na priten kryetari i dhomes se deputetve Fontana dhe ai i Senatit La Russa. Qamet ngrohte e të dashur me Shqiperinë. Ju kemi si vellezer more të uruar thanë!

Çfarë t’ju duhet mos e mbani gojen perseriten një zëri. Do vimen andej e do e marrim me nge. U gezuam ne. Pastaj në fund bëni falëmeshendet Babos që po e qet në selamet atë anë të Ballkanit insistuan.

U gezuan keta të mazhorances, u merzita unë. Une kepus gjuhen e së bej !

Nejse para se të shkonim aty u poqem me monumentin e Skenderbeut në sheshin që mban emrin e tij në Rome. E takuam me mall e brengë. Sa na pa zbrit nga kali e na perqafoi një e nga një. Ja arbërit e mi renkoi gezimi. Po ky pyeti kur pa Kosten e Gramozit dhe të Lindes, arber është se si i shkurter për të qënë i tillë ? And po po mermeritem.

E shikoni si vitet ma kanë shpuar perkrenaren dhe bronxi po me nxihet nga smogu ? Pooo psheretime ne. I thoni Margeritit se e kam edhe si kusherire nga Dajat të gjeje ca lek dhe të bëje një marrveshje me keta italianit që të me bëjnë ndopak hyzmet.

Lindita gati qau kur i la një tufe me lule teksa i dha besen e Zotit që do i bëjne derman sterniperit që kaq lavdi u la peshqesh.

Arben Pllumbi derisa mberriti aty ishte gjithe qejf ei embel me të gjithë. Befas u murretye! Çke and pyes. Une mendova tha mos ështe monuments i Babos se ne atë kemi Skenderbe!

Nuk mbaroi me kaq merzia.

Në kthim rrugë e gjate. Balona nisej nga Bologna. Udhes thame të pime një kafe në Firenze po per të zezen tone u ndalem.

Nuk thone kot kiji frikë grekerit edhe kur bëjnë dhurata.

Në “old bridge” , ura e vjeter plasi zallamahia e shamata. Kosta u ndal të busti i Benvenuto Cellinit dhe po e shihte venger. Lui të krijonte pershtypjen se do e bënte copash. Ç’është ky mjekerr cjap tha me furi?! Po ç’ke o njeri hallalli i thashë ! Ketu do duhej busti i Babos vikati. Me gjasë do që quhet, Kosta i Babos , Gramozit dhe Lindites. I ka shkrepur në kokë kjo dalldi.

Skenderbeu në Romë ai në Firenze. E degjoi Ermua , e drejte e drejte, po nuk do ishte keq që aty pranë të vihej edhe koka e Taos si njeri besnik i Babos dhe kesisoj perballojnë edhe monotoninë e turistve.

Une per vete si lokalist  mendova per Ulsiun se i ngjan kardinalit Maxarin por nuk e thashë nderrova mendje dhe propozova Elisen në qoshe të ures si Beatriçen për të zbutur klimen.

Arben Pellumbi u ndie ligsht. Mos tha dhe me shpulle i ra ballit. Kosta me volli mendimet bëzani , që nga Roma këtë propozim bluaja në kokë dhe një pikellim si qefin e mbeshtolli e nuk bëri më vër me gojë. Piu dy paracetamol.

Një tjeter tha pse nuk propozojme tre klasiket e Rilindjes sebashku si vellezerit Frasheri.

U bëra kurioz ku e kishin llafin, po nuk gjenin dakortesi per emrat.

Me zu pak si gaz. Më panë venger. Nuk duhen keta të opozites me vete nërper delegation, janë pizevengjer mejtuan një zëri.

Desh mu turren të me digjnin të gjallë si Savanarolen po ja tha Lindita ndaluni se nuk justifikojme dietet pastaj, kush paguan for të.

Aty u mblodhen dhe u hoqen menjane e më lanë të lirë. Kur shkuam ndanë statujes së Davidit të gjithë ramë dakort , gjetem paqen dhe u pamë në sy. Ky i ngjaka Tigrushit per nga viriliteti dhe dliresia dhe në vend të zorzopit David shihnim Tigrushin.

Ruga vazhdon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit