Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë. Viktimat janë dy vajza. Tre janë të plagosurit.
Ngjarja ndodhi në Sauk, pranë TEG-ut, ku një makinë fluturoi nga mbikalimi dhe u përplas me një tjetër. Njëra nga makinat u dëmtua shumë duke u shkërmoqur.
Vjen njoftimi nga policia! Thellohet bilanci i aksidentit tragjik në Tiranë
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja mbërritën me shpejtësi. Po ashtu edhe qytetarë të shumtë ndaluan dhe dolën nga makinat për shkak të bllokimit të trafikut dhe kaosit të krijuar. Dy makinat e përfshira në aksident janë “Audi” dhe “Hundai”.
Por si ndodhi aksidenti?
Policia njofton se rreth orës 18:05, Q. K., duke drejtuar automjetin në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.
Si pasojë kanë humbur jetën dy vajza, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.