16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takohet sot me Kurtin dhe Osmanin

Kryesoret

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të qëndroj për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Kjo vizitë e tij vjen në kohën kur në procesin e dialogut ka pasur zhvillime të reja, dhe ka për synim përgatitjen e raundit të ri të këtij procesi.

Lajçak gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë pritet të takohet me krerët e institucioneve shtetërore.

Fillimisht emisari i BE-së do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani. Sipas njoftimit për media thuhet se takimi mes Osmanit e Lajçakut do të nis në orën 14:10.

Pas takimit me Osmanin, Lajçak do të zhvilloj një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Takimi do të nis në orën 16:00 në ndërtesën e Qeverisë. Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Vizita e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd vjen pas takimit të 27 shkurtit, kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranuan planin evropian për normalizimin e raporteve. Bartësit e dialogut po ashtu u shprehën të gatshëm të punojnë në planin për zbatimin e këtij propozimi.

Rundi i ri i dialogut është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas BE-së, qëllimi kryesor tani është që palët të arrijnë pajtim rreth një plani si dhe të modaliteteve për zbatimin e propozimit evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit