Policia ka sekuestruar 93 pako me mallra të ndryshme, veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj dhe ka shpallur në kërkim administratoren e postës private, e cila tregtonte mallrat e kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.
Si rezultat i këtij operacioni u shpall në kërkim A. D., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e postës private. Procedohen në gjendje të lirë 3 persona të punësuar për tregtimin dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara.
Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri duke kaluar me lehtësi doganën. Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.