-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtësia mbylli sytë dhe veshët për tenderin fiktiv 1.2 mln Euro

Kryesoret

Një muaj më parë u denoncua tenderi 1.2 mln euro që firmosi UK-Durrës me drejtor Spartak Kovaçin, institucion në varësi direkte të kryetares së bashkisë, Emirjana Sako. Tenderi me objekt rikonstruksionin pjesor të rrjetit të ujësjellësit në Bashkinë Durrës kishte disa dyshime të forta.

Së pari ishte thuajse kokë më kokë me të njëjtat shifra sa fondi limit. Oferta fituese e ofruar nga dy kompanitë fituese, që ishin bashkimi i operatorëve “BALILI KONSTRUKSION -I.D.K KONSTRUKSION SHPK” rezultoi thuajse sa 99.4% e fondit limit të tenderit. Dhe së dyti, që është akoma më e rëndë është fakti që nuk kishte garë.

Ofertë paraqiti vetëm fituesi dhe operatori tjetër “DON JURGE” nuk paraqiti asnjë ofertë. Pra gjithçka ishte sa për sy e faqe, fasadë. Megjithatë tenderi u firmos nga drejtori i Ujësjellës Kanalizime Durrës, Spartak Kovaçi.

Mirë vetë që nuk nisin asnjë hetim kryesisht, por edhe kur media ua servir shkeljet në tryezë institucionet nuk reagojnë për të nisur një verifikim si mund të kalojë kaq lehtë një tender më një shumë kaq të madhe pa asnjë shqetësim. Në këtë histori ka edhe një tjetër aspekt që kërcet shumë.

Procedura u hap në dhjetor dhe u firmos në janar dhe bashkia e Durrësit ishte në dijeni të plotë të faktit që në 15/11/2022, pra një muaj para nisjes së tenderit qeveria shqiptare nënshkroi me Agjencinë Franceze të Zhvillimit marrëveshjen për financimin e rrjetit të ujësjellësit në Durrës.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe sekretarja franceze e Shtetit për Europën, Laurence Bonne, në prani edhe të Kryeministri Edi Rama dhe ambasadores së Francës në Tiranë, Elisabeth Barsacq.

Qeveria franceze do të mbështesë financimin e ujësjellësit të Durrësit përmes një kredie të butë prej 60 milionë eurosh dhe një granti për asistencë teknike prej 1 milionë eurosh.

Angazhimin për rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit të Durrësit qeveria franceze e ka marrë përsipër që pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Por edhe pse e dinte që marrëveshja me grantin nga qeveria franceze ishte firmosur Ujësjellësi i Durrësit i futi edhe një tjetër 1.2 mln Euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit