Ranko Radosheviç, 54 vjeç, i njohur si “Eskobar” është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Serbi, në një pikë karburanti.
Dy persona të maskuar me kapuçë të zinj dhe me maska kirurgjikale kanë zbritur nga mjeti i tyre në pikën e karburantit dhe kanë nisur të shtënat ndaj anëtariyt të klanit Nikshiq të Malit të Zi.
Në vendin e ekzekutimit të liderit të supozuar të klanit Nikshiq, në pikën e karburantit në Rushnje, aktualisht ndodhen një numër i madh i ekspertëve mjeko-ligjorë, ndërkohë që janë marrë edhe deklaratat e para të dëshmitarëve që kanë mbetur të shokuar nga vrasja që ka ndodhur para syve të tyre.
Aktualisht në Beograd është në fuqi aksioni “Whirlwind 3”, pasi Policia ka nisur kërkimet e dy vrasëve, që kanë lënë një makinë të djegur në Petlovë Bërdë, e më pas janë larguar me një tjetër në drejtim të paditur.