Byroja Kombëtare e Hetimit ka “zbarkuar” sot në mbrëmje në shtëpinë e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Mësohet se gjatë kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar dokumentacione pronësie në emër të ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
BKH zbarkon në shtëpinë e Arben Ahmetajt, ish-gruas dhe partneres së tij!
Bëhet fjalë për një vilë të ndodhur ne Hamallaj, në kompleksin “Vala Mar” që ish ministri dhe bashkëjetuesja e tij aktuale nuk e kishin deklaruar dhe që sipas kallëzuesve ishte dhuruar nga Klodian Zoto, një nga të kërkuarit për aferën inceneratorëve.
Mës dokumenteve te sekuestruara ne banesën e ish-bashkëshortes dhe partneres se Ahmetajt:
1- Kopje e Projektit teknik për Vilën e shtetases A. M., në zonën e Rolling Hills (Vila A00).
2- Kopje Projekt Konceptit në zonën V… (Lalëz) për objektin “Vila …” në ngarkim të shtetases Erjola Hoxha.
3- Kopje e Projektit teknik për Apartamentin në Kompleksin “V…”, Interior Design, porositur nga shtetasja Erjola Hoxha.
4- Kopje e Projekt Idesë për vilën Nr. … Green Coast (Interior Desigh 1037, plane funksionale dhe imazhe tredimensional), në lidhje me vilën e shtetases A. M.
5- Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin ne PC mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases A. M. në zonën e ish-blloku.
6- Foto që tregojnë se kur janë punuar projektet në Lalëz dhe Palasë.
Këto dokumentacione janë të vlefshme për hetimin e çelur nga SPAK ndaj Ahmetajt për lidhjen e tij me pronarët e inceneratorëve. Gjithashtu është sekuestruar dhe një shumë prej rreth 30 mijë eurosh.