Policia e Dibrës ka vënë në pranga Redion Partallin, Dritan dhe Daniel Hidrin pasi shpërndanin lëndë narkotike kokainë.
Gjithashtu bëhet me dije se u sekuestruan doza të gatshme për shitje dhe rreth 2.2 milion lekë të përfituara nga shitja e kokainës.
“Bazuar në provat e siguruara përgjatë hetimit disamujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Dibrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last deal”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
D. H., 43 vjeç; D. H., 18 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, të tre banues në Bulqizë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj këtyre shtetasve, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza kokaine, të gatshme për shitje, një shumë parash prej rreth 2.2 milionë lekësh, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal dhe 5 celularë.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë kohe, kanë ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta (të llojit kokainë), në qytetin e Bulqizës.“, njofton policia.
Related