Një tërmet është regjistruar pasditen e sotme në provincën e Perugias, me epiqendër në komunën Umbertide, ku shumë njerëz dolën në rrugë.
Tronditja është ndjerë në të gjithë Italinë qendrore. Sipas të dhënave të dhëna nga Instituti i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, magnituda ishte 4.4 ballë.
Shumë njerëz dolën në rrugë, por “situata është e qetë”, thanë disa nga banorët. “Ndërtesa ime u drodh shumë” tha një burrë, “gjithçka është në rregull” shtoi ai.
“Ishte një tronditje e fortë” tha një tjetër banor. “Mos keni frikë” dëgjohen disa të tjerë në një video që flasin me të afërmit e tyre.
Për momentin nuk raportohen dëme të konsiderueshme, por vetëm shembje të vogla që lidhen me ndërtesa të rrënuara.
Tërmeti u ndje edhe në Toskanë. Në Umbertide shkollat do të mbeten të mbyllura. Zyrat e Universitetit të Perugias u mbyllën gjithashtu si masë paraprake.