Në 25 mars Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për bashkitë. Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama mblodhi Kryesinë e PS-së për të diskutuar për emrat dhe strategjinë.
Ai tha se nuk do të ketë shumë surpriza. “Pak a shumë kandidatët po, aty ku ka pasur dakordësi dhe sinkronizim rreth kandidatëve që janë aktualisht kryetarë ka vijuar normalisht procesi.
Zyrtarizimi do të bëhet para se të regjistrohen, por në linja të përgjithshme e dimë linjën” tha ai. Vlora? “Nuk flasim për emra konkretë” theksoi Rama.
Në fund të mbledhjes, kreu i socialistëve tha për mediat se vëmendja e qeverisë është përqendruar në disa aspekte, qeverisja dhe fushata
“Fushata dhe përmbajtja në një moment përtej vështirësive që kemi pasur dhe kontekstit aspak të zakonshëm të ekonomisë si rezultat i luftës dhe shtrëngimeve në mbarë Europën.
Kemi bërë një hap të rëndësishëm për mjekët specialistë që do të shpërblehen sipas pagave të larta të rajonit, jemi barazuar me Serbinë dhe jemi mbi Kosovën” tha ai.