-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Elbasan i bien me top! 870 milionë lekë për roje

Kryesoret

Ujësjellësat janë “gropa” më e madhe e shtetit me borxhe pa fund ndaj OSHEE-së, por që ndryshe nga familjarët, qeveria i ka mbajtur me hatër. Por pavarësisht se kanë borxhe të prapambetura kjo nuk i pengon që të bëjnë tendera të fryrë.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Elbasan dje ka njoftuar tenderin e radhës. Jo pak, por mbi 860 milionë lekë. Me TVSH prek 1 miliardshin.

Po përse duhen gjithë këto miliona? Justifikimi është se duhen për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike të objekteve të shoqërisë për dy vite. Kompania fituese është shpallur “MYRTO SECURITY” me pronar Hysni Myrtajn.

Tenderi është kapur me shkelje nga faqja e monitorimit të tenderave pasi nuk ka pasur garë dhe është dhënë pa konkurrencë. Një tjetër dyshim i fortë që krijohet është fakti që është dhënë shumë pranë fondit limit.

Por kjo është bërë rrugë në Shqipëri pasi askush nuk heton si ka mundësi që ndodhin dhe kalojë pa u vënë re lëvizje të tilla që janë kthyer në fenomene.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit