Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje rreth ditës së dytë të vizitës së tij në Prishtinë.
Lajçak përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar se me opozitën ka biseduar për marrëveshjen dhe hapat e ardhshëm.
Ai po ashtu ka thënë se bërë të ditur se ka shprehur pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar që dialogu të vendoset mbi politikën e përditshme partiake.
“Në ditën e dytë në Kosovë, u takova me liderët e partive kryesore opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga Komuniteti Ndërkombëtar për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik,” tha ai.
Lajçak dje takoi edhe kryeministrin Kurti, duke thënë se ky takim ka përmbushur pritshmëritë e tij.
2Qëllimi kryesor i kësaj është për të marrë informata se si Kosova e sheh marrëveshjen. Ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë drejtim. Të hënën dhe të martën do të jem në Beograd me të njëjtin qëllim, për të parë se si ata e shohin implementimin e kësaj marrëveshje. Dhe shpresojmë që të jemi të gatshëm të nxjerrim një dokument që do të dakordohet në takimin e Ohrit. Por në këtë moment nuk mund të them më shumë, sepse takimet po vazhdojnë,” ka deklaruar Lajçak./ Nacionale