Agjentët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit mbrëmjen e djeshme kryen kontrolle në banesën e partneres së ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe në banesën e ish-bashkëshortes së tij.
Në banesën e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm, ndërsa në banesën e bashkëjetueses është gjetur një shumë parash cash, 30 mijë euro, por që nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Kontrollet “blic”, çfarë sekuestroi BKH në vilën në Lalëz të Ahmetajt e partneres së tij?
Në të njëjtën banesë janë sekuestruar edhe disa kontrata dhe dokumente shkresore. SPAK po kryen veprime hetimore mbi rolin e Arben Ahmetajt për çështjen e inceneratorëve.
5 pronat ku janë përqendruar hetimet e SPAK ndaj Arben Ahmetajt, asnjë në emrin e tij!
Hetimet po drejtohen nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Minollai. “5pyetjet.al” sjell përmes fotove momentin kur policia ka shkuar në banesën e Erjola Hoxhës në Hamallaj të Durrësit, e cila është partnerja e ish-ministrit Arben Ahmetajt.