-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjiknuri takim me strukturat e PS në Belsh: Mbështetje për kandidatin tonë socialist!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Arif Tafani zhvilloi një takim me strukturën e Koordinimit Elektoral Belsh.

Gjiknuri që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, kërkoi mbështetjen dhe kontributin e çdo qytetari për PS-në në zgjedhjet e ardhshme për të vijuar zhvillimin e zonës.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se dyshja Berisha dhe Meta nuk kanë asnjë program dhe alternativë serioze.

“Kundërshtarët do vijnë. Kundërshtari ka një gjë, ai që s’ka bërë asgjë premton qiejt. Ata vijnë e thonë ty do të fus në punë, do dyfishoj rrogat. Po kush do e bëjë këtë? Ilir Meta me Sali Berishën? Apo kandidati i tyre në terren. Çfarë alternative ofron ai këtu në terren përveçse të kthehet në bunker i Sali Berishës dhe Ilir Metës? Nuk ka çfarë të ofrojë ai.  Të vetmen gjë që do përdorë është  gënjeshtra te njerëzit.  Çfarë do bëjë ai po s’pati qeverinë nga mbrapa?”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri nënvizoi se pavarësisht sfidave si tërmeti dhe pandemia, qeveria ka qenë pranë njerëzve.

Kryetari I Bashkisë së Belshit renditi një sërë investimesh të rëndësishme që janë kryer në këtë zonë. Ai theksoi se Bashkia ka pasur gjithë mbështetjen nga qeveria për të realizuar projektet infrastrukturore që e kanë kthyer Belshin në një atraksion turistik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit