-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Shpresoj që marrëveshja me Serbinë të nënshkruhet në takimin e Ohrit!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shpreson që më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë planin e zbatimit për Propozimin evropian për normalizim të raporteve mes dy vendeve.

Kurti ka thënë se marrëveshja duhet të ishte nënshkruar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, por sipas tij, nuk ka ndodhur pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka dashur. Kreu i ekzekutivit ka deklaruar se Kosova duhet t’i normalizojë raportet me Serbinë.

Ai ka thënë se do të shkojë në Maqedoninë e Veriut me mirëbesim e me vullnet të mirë, për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për përmbajtjen e Propozimit evropian, sipas zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Diskutimet janë duke vazhduar për planin e zbatimit. Për këtë qëllim, krerët e dy shteteve do të takohen më 18 mars në Ohër./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit