Të paktën dy fëmijë kanë humbur jetën kur autobusi i tyre i shkollës u përplas me një tren mallrash në një vendkalim në Brazil.
Nga përplasja kanë ndërruar jetë 2 fëmije dhe kanë mbetur të plagosur rëndë pesë fëmijë të tjerë dhe një mësuese.
Përplasja ka ndodhur në një kryqëzim në qytetin Jandaia so Sul, në jug të vendit. Në autobus ndodheshin 25 nxënës dhe tre mësues të Shoqatës së Prindërve dhe Miqve të Personave me Aftësi të Kufizuara
Aksidenti është regjistruar nga kamera e vëzhgimit të trafikut.
Siç shihet në video, një makinë ka ndaluar në vendkalim që nuk kishte hekura teksa treni po afrohej. Më pas shihet autobusi duke shkuar mbi shina kur treni përplaset me të.
Katër persona janë hedhur nga autobusi në rrugë pas përplasjes. Njëri prej tyre u pa duke u ngritur dhe duke ecur përreth për pak kohë përpara se të binte përsëri në rrugë.