Ditës e sotme fshati Sanxhak në Laç është zgjuar me një shpërthim tritoli, të vendosur në shtëpinë e Skënder Likës, emër i njohur në botën e krimit.
Lika në momentin e shpërthimit ndodhej në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij.
Gjithashtu sipas informacioneve paraprake nga tritoli janë dëmtuar edhe banesa tl tjera përreth.
Kush është Skënder Lika?
Skënder Lika është autori i vrasjes së Rakip Rolit, i cili pas ngjarjes arratis menjëherë nga vendi i krimit së bashku me të birin.
Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).
Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.