Tre të rinj vdiqën mbrëmë në një aksident tragjik në Tiranë dhe tre të tjerë u plagosën. “5pyetjet.al” publikoi pamjet e momentit kur “Audi” me tre të rinjtë brenda fluturoi nga mbikalimi.
“Audi A8” drejtohej nga 19-vjeçari Klevis Ruçaj fluturoi nga mbikalimi i Saukut duke çarë barrierat mbrojtëse.
Në video duket një makinë tip “Benz” që ka shpëtuar për “fije të perit”, pasi kalon përpara “Audi”-t vetëm pak sekonda përpara se i riu të aksidentohej, duke rrezikuar që ta merrte para.
Aksidenti rezulton fatal për të riun nga Fieri dhe dy vajzat pasagjere në mjet, Erisilda Abedini 22 vjeçe dhe Sikela Përroj 23 vjeçe të dyja banuese në Tiranë.
Ato humbën jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Klevis Ruçaj vdiq disa orë më vonë në spital.