Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit ku si pasojë është palgosur me një këmbësor.
Mësohet se 40-vjeçari Arben Kanaçi është përplasur nga një makinë dhe e ka tërhequr zvarrë disa metra.
Autori i është larguar menjëherë nag vendi i ngjarjes duke e ka lënë të shtrirë në rrugë.
40-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të shumta të marra në trup dhe në kokë.
Bëhet me dije se 40-vjeçari do të transportohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, për një ndihmë më të specializuar.
Mjeti tip kamionçinë u kap nga patrullat e policisë në Moravë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin, Artan Eskiu u ndalua dhe u shoqërua në polici.