Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Monza me 16 kg kokainë dhe 800 gramë hashash. Droga ishte fshehur në një kasolle në tokën bujqësore.
Njëri nga dy vëllezërit pasi konstatoi se ishte zbulua vendosi të arratisej me nxitim duke marrë fluturimin e parë me një drejtim për në Shqipëri.
Por policia arriti ta kapte në aeroportin e Malpensës, ku sapo kishte kaluar check-in-in dhe ndodhej në bordin e avionit në pistë.
Ai u shoqërua dhe u transferua në burgun e Busto Arsizio (VA) në dispozicion të Prokurorisë Publike lokale.