-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I çmendët njerëzit”! Lame tregon SMS-të me Ramën pas ikjes: Dhuratë për ditëlindjen

Kryesoret

Artan Lame u tërhoq pas shumë vitesh nga Kadastra. Sot kryeministri Edi Rama prezantoi shefen e re të Kadastrës, Dallëndyshe Bici. Lame, tha se u tërhoq pasi do të fokusohet pak më shumë te shëndeti.

Ka disa muaj që Kadastra nuk përbën më lajm. Kjo ishte një dilemë e ima, një dyzim im i vjetër, ka disa muaj që më bren. Do të them vetëm dy shifra, me gjithë problemet e mëdha, 250 mijë legalizimet e bëra dhe 1.3 mln shërbime të dhëna cdo vit në Kadastër.

Kjo ka në themel reformën e pronës. Kjo reformë është bërë falë Edi Ramës. E kam dëgjuar, më ka dëgjuar, edhe kemi debatuar, por cdo gjë ka mbaruar aty dhe kam qenë i lirë në vendimmarrjet e mia.

Kam qenë i lirë. Kjo mos interferencë e kryeministrit ka pasur edhe një të keqe të vogël. Sot mund ta kritikoj se nuk më heq dot (qesh). E keqja ka qenë se besimi i tij total tek unë, ka bërë që një pjesë e stafeve poshtë ka ndjejnë veten të pavarur. Kryeministri më ka përcjellë cdo ankesë madje edhe me frazën; “Lame, i çmendët njerëzit”.

Kryeministër unë nesër kam ditëlindjen dhe më pas përvjetorin e asaj ngjarjes me shëndetin që kam pasur dhe e konsideroj këtë edhe si dhuratë për ditëlindje, kam nevojë të fokusohem pak te shëndeti dhe vetja dhe më pas prapë më hanë duart për të bërë ndonjë punë” tha ai.

Iku Lame! Rama: Kadastra me çifligje dhe “bishta”! Duhet ritëm tjetër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit