Alibeaj ka depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksionet ankimimin ku ka dhënë dhe sqarimet e tij për sa i përket ngërçit që është krijuar në këtë pikë.
KQZ pretendon se ka mungesë dokumentacioni nga ana e PD-së, ndaj nuk mund të regjistrohet për zgjedhjet vendore.
Më herët sot, përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt, Indrit Sefa ka deklaruar se nuk do depozitohet asnjë dokument shtesë nga ana e palës së tij dhe se dokumentacioni i depozituar është i plotë.
Ai bëri thirrje që KQZ duhet të marrë një vendim sa më shpejt dhe të mos pritet ora 12:00, ashtu siç e parashikon dispozita ligjore, ndërsa tha se sa i përket deklaratave të kreut të KQZ, Ilirian Celibashi, se lojërat politike nuk kanë vend në këtë godinë.
I pyetur se çfarë rruge do ndiqet nëse KQZ vendos të mos e regjistrojë palën që ai përfaqëson, Sefa u përgjigj se do ndiqen vetëm rrugët ligjore.
Kërkesa e dërguar në KAS