-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi takim me banorët e 5 majit, premton dëmshpërblim për shtëpitë e shembura

Kryesoret

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka zhvilluar sot një takim me banorët e zonës së 5 majit.

“Dëmshpërblim për banorët që Erion Veliaj u ka shembur shtëpitë” ishte ky premtimi i kandidatit të opzitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

“Ajo që ka ndodhur këtu në “5 maj” është në kufijtë e genocidit. Nuk mundesh t’u shkosh qytetarëve të tu me gaz lotsjellës, t`i terrorizosh në mes të natës, të nxjerrësh fëmijët nga shtëpitë në mes të rrugës”, u shpreh kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Në zonën e “5 majit” Belind Këlliçi dëgjoi shqetësimet e banorëve që ende nuk kanë informacion se kur do t`i marrin shtëpitë e tyre dhe njoftoi se ata do të kenë përfaqësuesin e tyre në Këshillin Bashkiak.

Banorët thanë se po enden në dyert e gjykatave ndërsa shumë prej tyre nuk trajtohen me bonus qiraje.

Nënë Liza u shpreh se: “Më shkatërruan çdo gjë. Erdhën me gaz lotsjellës. Shtëpinë e ndërtuam pa vjedhje, me mund e djersë. Tre kate shtëpi me 12 dhoma. Veliaj nuk na ka takuar, ikën nëpër ferra. Nuk dua që shtëpitë të na jepen me short. Nëse fiton duam që të interesohesh për ne e përkrahje.”

Kandidati Belind Këlliçi premtoi auditim të hollësishëm në Bashkinë Tiranë.

Banorët ngritën shqetësim projektligjin për rivlerësimin e ndërtesave ndërsa Këlliçi tha se Veliaj e Rama synojnë të grabisin pronat e qytetarëve.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës premtoi se zona e 5 Majit do të zhvillohet e nuk do të jetë më një provincë siç e cilësuan vetë banorët. Qytetarëve u garantoi zgjidhje të problematikave që u kanë vështirësuar jetesën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit