Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë Kosovën këtë të diele.
Këtë e ka bërë të ditur ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, përmes një njoftimi.
Dendias, do të takohet më presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti, ku ky i fundit do të shtroj një drekë për nder të vizitës së tij.
Ministri grek do të takohet edhe më homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Temë e diskutimeve do të jetë dialogu Kosovë-Serbi si dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.
Kujtojmë së kjo është vizita e tretë e ministrit grek Dendias në Kosovë, brenda dy vitëve, përkundër faktit që Greqia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.